Jump to content

Mae Jemison

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mae Carol Jemison
Jemison në korrik 1992
U lind në (1956-10-17) 17 tetor 1956 (67 vjeç)
Decatur, Alabama, Shtetet e Bashkuara
KombësiaAmerikane
ProfesioniMjeke dhe profesore

Mae Carol Jemison (e lindur më 17 tetor 1956) është një inxhiniere amerikane, mjeke dhe astronaute e NASA-s. Ajo u bë gruaja e parë Afrikano-Amerikane që udhëtoj në hapësirë kur ajo hyri në orbitë në bordin e Sondës Hapësinore Endeavour më 12 shtator 1992. Pas shkollës së mjekësisë dhe një praktikë të shkurtër të përgjithshme, Jemison shërbeu në Korpusin e Paqes nga viti 1985 deri në vitin 1987, kur ajo u zgjodh nga NASA për t'ju bashkuar trupave astronaute. Ajo dha dorëheqjen nga NASA në vitin 1993 për të themeluar një kompani kërkimore në aplikimin e teknologjisë deri në ditët e sotme. Ajo është shfaqur në televizor disa herë, duke e përfshirë një rol si një aktore në një episod të Star Trek: The Next Generation. Ajo është një balerinë dhe mban nëntë diploma nderi në shkencë, inxhinieri, letra, dhe shkencat humane. Ajo është drejtore aktuale e organizatës 100 Year Starship.

Mae Carol Jemison lindi në Decatur, Alabama, më 17 tetor, të vitit 1956,[1] fëmija më i vogël i Charlie Jemison dhe Dorothy Green. Babai i saj ishte një mbikëqyrës i mirëmbajtjes për një organizatë bamirësie dhe nëna e saj punoi në pjesën më të madhe të karrierës së saj si një mësuese e shkollës fillore të gjuhës angleze dhe matematikës në Shkollën Beethoven në Çikago.[2][3]

Familja u shpërngul në Chicago, Illinois, kur Jemison ishte tre vjeç, për të përfituar nga mundësitë më të mira arsimore dhe punësimi atje. Jemison thotë se si një vajzë e re që po rritej në Çikago, ajo supozonte gjithmonë se do të shkonte në hapësirë. "Kam menduar se, deri tani, ne do të shkonim në hapësirë njëjtë sikur shkojmë në punë."

Pas përfundimit të trajnimit mjekësor, Jemison u bashkua me stafin e Korpusit të Paqes dhe shërbeu si Zyrtare Mjekësore e Korpusit të Paqes nga viti 1983 deri më 1985, përgjegjëse për shëndetin e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes që shërbenin në Liberi dhe Sierra Leone. Puna e Jemison në Korpusin e Paqes përfshinte mbikëqyrjen e farmacisë, laboratorit, stafit mjekësor, si dhe sigurimin e kujdesit mjekësor, shkrimin e doracakëve të vetë-kujdesit dhe zhvillimin dhe zbatimin e udhëzimeve për çështjet e shëndetit dhe sigurisë. Jemison gjithashtu ka punuar me Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) duke ndihmuar me hulumtime për vaksina të ndryshme.[4]

Jemison në bordin e Spacelab Japoni (SLJ) modul i shkencës Endeavour në orbitën e Tokës. Duke bërë fluturimin e saj të vetëm në hapësirë, Jemison u bashkua me pesë astronautë të NASA-s dhe një specialist japonez për tetë ditë hulumtimesh në mbështetje të misionit SLJ, një përpjekje e përbashkët midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.[5]

Pas fluturimit të Sally Ride në vitin 1983, Jemison ndjeu që programi i astronautëve ishte i hapur, kështu që ajo aplikoi. Frymëzimi i Jemison për t'u bashkuar me NASA-n ishte aktorja afrikano-amerikane Nichelle Nichols, e cila portretizoi togeren Uhura në Star Trek.[6]

  • Star Trek: The Next Generation (1993) - Lieutenant Palmer, episode "Second Chances"
  • Susan B. Anthony Slept Here (1995) - herself
  • Star Trek: 30 Years and Beyond (1996) - herself
  • The New Explorers (1998) - episode "Endeavor"
  • How William Shatner Changed the World (2005) - herself
  • African American Lives (2006) - herself
  • No Gravity (2011) - herself
  • Jemison, Mae (2001). Find where the wind goes: moments from my life. New York: Scholastic. ISBN 978-0-439-13196-4. OCLC 44548911. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Jemison, Mae (2001). S.E.E.ing the Future: Science, Engineering and Education (PDF). Hanover, NH: Dartmouth College. fq. 56. ERIC ED464816. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • She contributed the piece "Outer Space: The Worldly Frontier" to the 2003 anthology Sisterhood Is Forever: The Women's Anthology for a New Millennium, edited by Robin Morgan.[7]
  • Jemison, Mae; Rau, Dana Meachen (2013). Journey Through Our Solar System (True Books: Dr. Mae Jemison and 100 Year Starship). Scholastic. ISBN 978-0531240618. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Jemison, Mae; Rau, Dana Meachen (2013). Discovering New Planets (True Books: Dr. Mae Jemison and 100 Year Starship). Scholastic. ISBN 978-0531240632. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Jemison, Mae; Rau, Dana Meachen (2013). Exploring Our Sun (True Books: Dr. Mae Jemison and 100 Year Starship). Scholastic. ISBN 978-0531240625. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Jemison, Mae; Rau, Dana Meachen (2013). The 100 Year Starship (True Books: Dr. Mae Jemison and 100 Year Starship). Scholastic. ISBN 978-0531240601. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ "Mae C. Jemison".
  2. ^ "Woman in the News; A Determined Breaker of Boundaries -- Mae Carol Jemison". The New York Times. 13 shtator 1992. Marrë më 14 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)
  3. ^ Chicago Sun Times.
  4. ^ Nick Greene (17 tetor 1956). "Space/Astronomy 'Not Limited By The Imagination of Others'". About.com. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 14 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Pictures of Mae Jemison - Female Astronauts". Space.about.com. Marrë më 14 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Jesse Katz. "Shooting Star: Former Astronaut Mae Jemison Brings her Message Down to Earth" (PDF). Stanford Today, July–August 1996. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2011. Marrë më 14 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)
  7. ^ "Library Resource Finder: Table of Contents for: Sisterhood is forever : the women's anth". Vufind.carli.illinois.edu. Marrë më 2015-10-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lexime të mëtejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Blue, Rose J. Mae Jemison: Out of this World, Millbrook Press, 2003 - ISBN 0-7613-2570-0
  • Burby, Liza N. Mae Jemison: The First African American Woman Astronaut, The Rosen Publishing Group, 1997 - ISBN 0-8239-5027-1
  • Canizares, Susan. Voyage of Mae Jemison, Sagebrush Education Resources, 1999 - ISBN 0-613-22577-5
  • Ceaser, Ebraska D. Mae C. Jemison: 1st Black Female Astronaut, New Day Press, 1992.
  • Polette, Nancy. Mae Jemison, Scholastic Library Publishing, 2003 - ISBN 0-516-27783-9
  • Raum, Elizabeth. Mae Jemison, Heinemann Library, 2005 - ISBN 1-4034-6942-3
  • Sakurai, Gail. Mae Jemison: Space Scientist, Scholastic Library Publishing, 1996 - ISBN 0-516-44194-9
  • Yannuzzi, Della A. Mae Jemison: A Space Biography, Enslow Publishers, 1998 - ISBN 0-89490-813-8

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]